Osmani për 4 korrikun: Amerika veproi kur na shpëtoi jetën, është

0%

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e tyre të pavarësisë. Ajo zgjodhi një copëz nga fjalimi që e kishte mbajtur vitin e kaluar në nderim të kësaj feste. “Amerika nuk na shpëtoi jetën nëpërmjet frazave boshe, ligjëratave historike apo debateve të kota, por me veprim e vendosmëri”, tha Osmani.

“Kur disa hezitonin e fshiheshin prapa fjalimeve, Amerika veproi. Kur disa fshiheshin prapa interpretimeve të ligjeve, Amerika veproi. Kur disa thirreshin në miqësi historike me Serbinë, Amerika veproi”. “Kur disa i frikësoheshin kostos politike, Amerika veproi mbi parime, mbi vlera njerëzore dhe u shndërrua, për të satën herë me radhë, në kompasin moral të të gjithë njerëzimit”.

Osmani tha se në lirinë e Kosovës ndodhe kudo gjurmët amerikane, si në jetët e shpëtuara ashtu edhe në institucione. “Për të qenë pranë nesh, Amerika veproi me avionë, me helikopterë, me bomba ndaj armiqve tanë, e me djemtë e vajzat amerikane që rrezikuan jetën e tyre në mënyrë që të shpëtohej jeta jonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Amerika veproi me fonde, me resurse humane, me ekspertizë, me gjithçka, që ne sot të jemi ky shtet që jemi: i lirë, i pavarur, sovran, demokratik”. “Liria jonë ka gjurmë amerikane kudo. Në jetët e shpëtuara, në institucionet e ndërtuara, në çdo rresht të Deklaratës së Pavarësisë, në çdo njohje të kësaj pavarësie, në çdo sukses e në çdo të arritur”.

Për Osmanin, si 17 Shkurti i Kosovës, si 4 Korriku i ShBA-së, janë simbole të lirisë – të një lirie të ndërtuar mbi sakrificë e aleanca. “Prandaj, kur Amerika kërkon veprim nga Kosova, ne duhet të përgjigjemi njësoj siç na u përgjigj ajo kur na duhej më së shumti: me veprim, me vendosmëri, me përkrahje, me miqësi. Sepse miku i mirë dihet në ditë të vështira”.

“Si 17 Shkurti, ashtu edhe 4 Korriku simbolizojnë të njëjtën gjë: lirinë”. “Një liri e ndërtuar mbi sakrificë e aleanca. Një aleancë që do të rrojë po aq sa shteti i Kosovës: përgjithmonë!”

Burimi: Bota Sot