Nuk shtyhet ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë

0%

Shpërndaje në: Pavarësisht shumë diskutimeve, FIFA ka vendosur që ndeshja e 1/8 të finales të Kupës së Botës ndërmjet Meksikës dhe Anglisë, të zhvillohet në orarin që ishte paraparë nga fillimi. Meksika dhe Anglia luajnë në orën 2 të mëngjesit të së hënës (me kohën në Kosovë) në Mexico City.

Agjencia e lajmeve “AFP” ka raportuar të shtunën për mot jo të mirë e me stuhi gjatë kohës kur do të luhet ky ballafaqim. Kishte raportime se loja mund të luhet më herët, apo të shtyhet për më vonë. Por, FIFA ka vendosur që të mos bëjë lëvizje në orar.

Burimi: Koha