U rrëzua teksa po zbriste nga urbani i linjës – lëndohet një grua e

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë”, pasi një grua e moshuar ka rënë nga autobusi urban dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur përgjatë Lungomares, teksa po zbriste nga autobusi i linjës, ku një zonjë e moshuar ra nga shkallët e urbanit.

Siç raporton Top Channel, zonja u përplas përtokë në betonin e shëtitores, duke pësuar lëndime. Sipas informacioneve, ajo ka pësuar lëndime në pjesën e fytyrës, kokës dhe gjymtyrëve. Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën. E moshuara, për shkak të plagëve të marra, është transportuar drejt Spitalit të Vlorës. /Tch

Burimi: Telegrafi