Këtë të diele ‘Hikingnjeri; organizon ecjen 2 IN 1, në natyrën përrallore të Brodit në Sharrin me jugor të Dragashit, Kosovë. Në plan është pushtimi i Majës Trapeznica 2590 m që gjendet në vargmalin e Sharrit, karshi Majës së Titos. Kalimthi do ta ngjesim edhe Majën e Madhe të Qelepines 2554 metra.
Gjatë ecjes do të shohim natyrë te pastër, burime të ujit, maja të larta të bjeshkëve, kullosa pa fund etj. 1. Deri te Burimet e Qelepinës, 12 km dy drejtimet (i përshtatshëm për fillestarë). 2. Deri te Maja e Qelepinës 14 km dy drejtimet (i përshtatshëm edhe për fillestarët aktiv) dhe 3. Maja e Trapeznicës 18km te dy drejtimet (për të fortit).
