Kanadaja synon befasi ndaj Marokut shumë të fortë

0%

Shpërndaje në: Kanadaja dhe Maroku do të përballen të shtunën në Houston nga ora , në ndeshjen e parë të 1/8 të finales të Kupës së Botës. Kanadezët shpresojnë që mbrojtësi i krahut të majtë, Alphonso Davies, të jetë plotësisht i gatshëm për lojë. Davies luajti në ndeshjen ndaj Afrikës së Jugut dhe 25-vjeçari kishte rol në fitoren 1:0. Golin në kohën shtesë e shënoi Stephen Eustaquio.

Njëra prej tri nikoqireve të Botërorit, Kanadaja, përballë e ka përfaqësuesen shumë të fortë afrikane, Marokun. Maroku u kualifikua në fazën e dytë nokaut pas fitores në penallti ndaj Holandës. Maroku është gjysmëfinalist i Botërorit të kaluar. Maroku me plot sukses u përball në fazën grupore edhe me Brazilin dhe vlerësohet favorit përballë Kanadasë.

Burimi: Koha