Xhonatan Lajthia është zyrtarisht futbollisti më i ri i Dibba SÇ. Sulmuesi 27-vjeçar vendosi që të largohej nga Elbasani, për të nisur rrugëtimin e ri në Emiratet e Bashkuara Arabe. Me klubin e ri, Lajthia ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Duke qenë se ishte pa kontratë, klubi në fjalë s’ka paguar asnjë “kacidhe” për shërbimet e 27-vjeçarit.
Në sezonin që lamë pas, Lajthia bëri mjaft mirë në “Abissnet Superiore” me fanellën e Elbasanit. Sulmuesi anësor ia doli që të gjente në 13 raste rrugën e rrjetës dhe të asistonte në një tjetër gol.
