Humb jetën 56-vjeçari në një vetaksident në Podujevë

0%

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak pas mesnatës në fshatin Gërdoc të Podujevës, ku një 56-vjeçar humbi jetën pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës , kur H. A., 57 vjeçar, nga fshati Sfeqel i Podujevës, duke drejtuar një VW Caddy me ngjyrë të bardhë, është përfshirë në një vetaksident.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e Emergjencës dhe njësitë e Policisë. Mjeku kujdestar i autoambulancës së Podujevës ka konstatuar vdekjen e shoferit në vendin e ngjarjes. Me rastin janë marrë Njësia Rajonale për Kontrollin e Komunikacionit Rrugor dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te aksidenti fatal.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com