Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin Babinoc të Obiliqit, ku dy të mitur kanë humbur jetën, ndërsa një 19-vjeçar ka mbetur i lënduar, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës , kur një motoçikletë Honda, pa targa, është përfshirë në një aksident me një këmbësor.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën P.D., rreth 17-vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte motoçikletën, dhe pasagjeri V.M., rrreth 17-vjeçar. Të dy janë nga fshati Babinoc. Në këtë aksident ka mbetur i lënduar edhe këmbësori F.P, rreth 19-vjeçar, i cili është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është liruar për në shtëpi.
Vdekjen e dy të rinjve e ka konstatuar mjeku kujdestar në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Mitrovicës së Veriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e trafikut rrugor, hetuesit e aksidenteve, forenzika rajonale, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor të Policisë së Kosovës, Komandanti i Njësisë Rajonale të Trafikut, si dhe Prokurorja kujdestare.
Me urdhër të Prokurorisë, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
