Ekskluzive | Hajni kapet në flagrancë duke tentuar të futet në një

0%

Një tentativë për vjedhje është parandaluar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku Policia ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar që dyshohet se po tentonte të hynte në një shtëpi për të vjedhur, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës në rrugën “Bajram Curri”, pas një denoncimi për një person të dyshimtë pranë një shtëpie.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë arritur ta arrestojnë Dardan Kiçajn, rreth 38-vjeçar, i cili dyshohet se kishte tentuar të depërtonte në shtëpi me qëllim kryerjen e vjedhjes. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor “Veriu”, ku është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës. Në cilësinë e ankuesit është intervistuar pronari i shtëpisë, N.

K., rreth 60-vjeçar, i cili ka deklaruar se, pas kontrollit të objektit, nuk kishte vërejtur mungesën e ndonjë sendi. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë”, ndërsa ndaj Dardan Kiçajt është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com