Tentim vrasjeje pas një konflikti në trafik në Drenas, 31-vjeçari

0%

Një mosmarrëveshje në trafik ka eskaluar në tentim vrasjeje paraditen e së premtes në Drenas, ku një 31-vjeçar mbeti i plagosur pasi u godit disa herë me thikë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës në rrugën “Ilaz Kodra”, përballë restorantit “City Grill”.

Sipas informacioneve të para, pas një konflikti në komunikacion, dy persona janë përleshur fizikisht, ndërsa i dyshuari D. H., 27 vjeçar dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur disa herë A. B., 33 vjeçar Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë, ndërsa i plagosuri fillimisht është trajtuar në QKMF-në e Drenasit, e më pas është dërguar në QKUK.

Pas marrjes së trajtimit mjekësor, ai është liruar për në shtëpi. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas sulmit. Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione ku ai dyshohet se banon, por nuk ka arritur ta lokalizojë. Atij i është lënë ftesë për paraqitje në Stacionin Policor në Drenas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”. Hetimet janë në vazhdim, ndërsa Policia po punon për kapjen e të dyshuarit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com