Dikur moti në Opojë, tre hajdutë me përvojë. Nisen natën me mendimin ta grabitin Nastradinin. Sapo hynë brenda në shtëpi, në katin e parë panë me sy, një viç të madh, lara-lara, si s’kishin hasur më përpara. E bënë planin si t’ia nisin: – Së pari, Nastradinin ta mbysin, – Së dyti, gruan t’ia dhunojnë, – Së treti, viçin t’ia copëtojnë!
Nastradini, burrë me mend, por i tmerruar në atë moment, ngarend te gruaja nën jorgan, ishte bërë i verdhë si limon. Gruaja i tha me habi: – Ç’ke, o burrë, ç’është me ty? Tha Nastradini, me drojë e tutë: – Në shtëpi kanë hyrë hajdutë! Por, e dashura ime, mos ki frikë, nga ky “operacion” me taktikë; -Ti shpëtove shëndosh si thana, mua dhe viçit na u kajt nana!
