Sonte nis faza e 1/8 së finales, dy superpërballje në Kupën e Botës

0%

Kupa e Botës 2026 hyn sot në fazën e 1/8 së finales, me dy përballje që pritet të sjellin rivalitet të madh dhe spektakël në fushë. Kanadaja do të përballet me Marokun në ndeshjen e parë të ditës, ndërsa në mbrëmje Paraguai do të sfidojë Francën, një nga favoritët kryesorë për fitimin e trofeut.

Kanadaja ka siguruar për herë të parë në histori kualifikimin në 1/8 e finales të një Kampionati Botëror, pas një paraqitjeje mbresëlënëse në këtë edicion. Përballë saj do të jetë Maroku, që vazhdon të konfirmojë nivelin e lartë të viteve të fundit, pasi eliminoi Holandën pas ekzekutimit të penalltive.

Takimi pritet të jetë i luftuar, me kanadezët që do të mbështeten te entuziazmi dhe përkrahja e tifozëve, ndërsa marokenët te përvoja dhe organizimi i tyre në ndeshjet vendimtare. Në sfidën e dytë të ditës, Paraguai do të përballet me Francën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Paraguajanët siguruan një kualifikim befasues duke eliminuar Gjermaninë pas penalltive, ndërsa Franca kaloi bindshëm Suedinë me rezultat 3-0, duke konfirmuar ambiciet për të fituar Kupën e Botës. Edhe pse francezët konsiderohen favoritë falë cilësisë së skuadrës dhe repartit ofensiv, Paraguai ka dëshmuar se mund të jetë një kundërshtar i rrezikshëm për çdo përfaqësuese.

Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të përballen mes vete në çerekfinale, duke e bërë secilin duel vendimtar në garën për një vend në mesin e tetë kombëtareve më të mira të Botërorit 2026. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com