Arti përtej historisë ruan të vërtetën që s’mund të zëvendësohet

0%

Nga: Besartë Elshani Shpërndaje në: “Vepra artistike ruan një të vërtetë që nuk mund të zëvendësohet. Mund të dokumentojë më shumë sesa dokumenti i shkruar”, ka thënë piktorja e Zake Prelvukaj në njërin nga dy panelet e organizimit “Artistet pyesin artistet” të “Kosovo 2.0” në të cilët janë shtruar çështje mbi artin si dëshmi, kujtesë e rezistencë, sikurse edhe rëndësia e arkivimit të botimeve.

Bisedat e mbrëmjes së të premtes, të zhvilluara në formatin pyetje-përgjigje, kanë sjellë përballë artistet Prelvukaj e Renea Begolli, e më pas kuratoret Hana Halilaj e Nita Salihu Pesha e artit, pyetjet që shtron ai, roli i artistit janë debat i pashtershëm, por kur “Artistet pyesin artistet” – siç është quajtur një organizim me dy panele – hapen tema të reja, pyetje po ashtu sikurse edhe bëhen konstatime sikurse ai se arti e tejkalon edhe historinë në ruajtjen e një të vërtete që nuk mund të zëvendësohet.

Në një ditë përplot diskutime e muzikë, “Kosovo 2.0” ka shënuar 16-vjetorin, por përtej festimit të rrugëtimit të mediumit, diskutimi mbi artin si dëshmi, kujtesë e rezistencë, sikurse edhe rëndësia e arkivimit të botimeve kanë qenë në qendër midis çështjeve që janë trajtuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dy bisedat e mbrëmjes së të premtes, të zhvilluara në formatin pyetje-përgjigje, kanë sjellë përballë artistet Zake Prelvukaj e Renea Begolli, e më pas kuratoret Hana Halilaj e Nita Salihu, të cilat kanë ndarë përvoja e pikëpamje mbi krijimin artistik, përgjegjësinë ndaj publikut dhe rolin e institucioneve në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Diskutimi në temën “Art as memory, testimony and resistance” është zhvilluar jashtë kornizave tradicionale të një paneli a diskutimi. Artistet e kanë kthyer bisedën në reflektim të përbashkët mbi artin si dëshmi, kujtesë dhe rezistencë.

E pyetur se çfarë do të dëshironte të kishte ditur në fillim të karrierës së saj, artistja Zake Prelvukaj është ndalur te rëndësia e hulumtimit dhe njohjes së historisë së artit. “Kanë qenë vitet ‘90 kur kam diplomuar, ka pasur art të rezistencës, ka pasur performancë. Kam ardhur sonte pikërisht për t’ju thënë hulumtoni sa më shumë. Nëse nuk hulumtojmë do ta humbim njëri-tjetrin.

Arti bashkëkohor ka filluar në vitin 1967 në Kosovë. Jemi vend i vogël, por mendoj se gjithmonë kemi pasur art, edhe në rrethanat që kemi qenë. Nuk duhet paramendim për të pikturuar, por duhet të jetë me shpirt dhe me ndjeshmëri”, ka thënë ajo. Artistja Renea Begolli i është përgjigjur pyetjes të cilën publiku ua bën rrallë artistëve.

Ka folur për nevojën që publiku të interesohet më shumë për prejardhjen e veprës dhe përgjegjësinë e të krijuarit art. “Duhet edhe më shumë ta pyesë publiku artistin se nga vjen puna. Mendoj se si artist, përtej krijimeve që bën, është një reflektim shumë më i madh i idesë se nga vjen, çfarë historie të ka rrethuar, prej çfarë vendi vjen.

Shpesh, kur e mendojmë se ka pasur artistë që kanë riprodhuar shumë narrativa të cilat nuk është dashur të kenë hapësirën që ata artistë e kanë marrë”, ka thënë Begolli. Sipas saj artistët duhet të marrin përgjegjësi për narrativat që shpalosin dhe veprave që krijojnë. “Mendoj se duhet të jemi më të kujdesshëm për raportin me publikun.

Një koment që më është thënë prej njerëzve që vijnë prej rrethanave jashtë artit, ka qenë që nganjëherë diskursi për art është shumë i pakuptueshëm për publikun. Kështu që mendoj që dikush që krijon dhe shkruan për art duhet ta ketë parasysh më shumë. Diskursi nganjëherë është shumë i paqasshëm për shumicën e njerëzve”, ka thëne Begolli.

Në një tjetër pyetje, Prelvukaj është ndalur te dallimi midis historisë dhe artit, duke argumentuar se vepra artistike ruan një të vërtetë që nuk mund të zëvendësohet. “Arti është vizual, optik. Mund të ruajë ndjenjën shpirtërore. Mund të dokumentojë më shumë se sa dokumenti i shkruar, duke përfshirë edhe fotografinë e cila së pari ka ardhur në 1817-n, më 1855-n në Shkodër.

Ajo e ruan më së miri faktografinë. Ndërsa arkivi dhe historia janë fakte se kur ka filluar. Arkivi mund të jetë dokument. E arkiv e histori, është muzeu. Arkivi është dokumentim, historia mund të ndërrohet e falsifikohet, por jo edhe vepra”, ka thënë ajo. Pjesë e diskutimit ishte edhe çështja e sfidave me të cilat përballen artistët e rinj.

Sipas Begollit, realiteti i sotëm nuk është domosdoshmërisht më i lehtë, por ndryshe nga ai i gjeneratave të mëhershme. “Nuk mendoj se është më e lehtë, por është ndryshe. Për mua nuk është rezistenca si ide e vetme për të mbërritur tek ideja e krijimit. Ende e shoh shumë sfiduese idenë të krijohet art konstant. Duhet të jesh pjesë e një tregu që synon kapitalin, si për art si për çdo gjë.

Ideja të mbijetosh si artiste e pavarur dhe në anën tjetër të fokusohesh më shumë në kuptim e jo gjithsesi në profit, do të jetë sfidë të mbijetosh si artiste”, ka thënë ajo.

Kuratoret Hana Halilaj dhe Nita Salihu kanë folur për botimet artistike, arkivimin dhe rolin e institucioneve Pas këtij dialogu, mbrëmja ka vazhduar me diskutimin “Making art public: Design, Institutions and the life of a publication”, ku kuratoret Hana Halilaj dhe Nita Salihu kënë folur për botimet artistike, arkivimin dhe rolin e institucioneve.

Duke folur për mënyrën se si vendoset e çfarë përfshihet në një botim, Hana Halilaj ka treguar se procesi zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me artistët. “Varësisht prej publikimeve, që janë katalogët e ekspozitave apo publikime lidhur me hulumtimet, të parat janë gjithmonë në bashkëpunim me artistët.

Vitet e fundit jemi fokusuar në publikimet që janë ekskluzive për ekspozitën që ndodh dhe shpesh publikimi është gjithmonë mundësi e mirë të fokusohet në përmbajtje pasi shumica e veprave që prodhohen shpesh janë pjesë e një hulumtimi të gjerë mbi një tematikë ose ato që kanë pasur seri të prodhimeve të mëparshme.

Shpeshherë është në bashkëpunim edhe me Nitën për të parë se çfarë është vlerë e shtuar që të lexohet ekspozita më mirë. Zakonisht përfundon duke larguar diçka”, ka thënë ajo. Kuratorja Nita Salihu ka theksuar se synimi i saj është që botimet të shkojnë përtej prezantimit bazik të veprës, duke dokumentuar edhe procesin krijues.

“Zakonisht kënaqem kur është puna te publikimi sepse gjithmonë e kaloj numrin e faqeve, gjë që pastaj sjell problem në financa. Mundohem që gjithmonë të fokusohem në atë se, në rregull, është vepra jote, por duhet të hymë më thellë prej asaj që shohim. Kam dëshirë të nxjerr më shumë material se si ka ardhur deri aty. Pra të hymë më thellë se një tekst me biografi dhe një tekst kuratorial.

Më vjen inat që Ministria e Kulturës nuk ka vendosur që katalogët të shihen dhe më vjen keq që nuk investohet në këtë aspekt”, ka thënë ajo. Kuratorja e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Hana Halilaj, i është përgjigjur pyetjes se çfarë rrezikon të humbasë arti nëse nuk ka institucion që e mbron, ka paralajmëruar se pa të humbin narrativat dhe historitë që mbeten në margjina.

“Rrezikon të humbë narrativën, storiet që zakonisht përfundojnë të papërfshira ose në pikat e margjinalizuara. E marr shembull Galerinë Kombëtare të Kosovës, në momentin kur kam hyrë brenda institucionit ka qenë e rëndësishme të shoh arkivin të cilin e posedon Galeria.

Mund të mos jenë publikime të shumta, por secili dokument i ruajtur në arkiv është një mënyrë dhe ofron një perspektivë për ta lexuar kontekstin social dhe politik në të cilin ka qenë në atë kohë zhvillimi i artit”, ka thënë ajo. Dy diskutimet e mbrëmjes kanë qenë veç një pjesë e programit festiv të 16-vjetorit të “Kosovo 2.0”.

Gjatë ditës, programi kishte nisur me panelin “When air becomes a health issue: Pollution, the environment and everyday life in Kosovo”, me pjesëmarrjen e Antigona Ukëhaxhajt nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, Shkumbin Shalës nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe Egzona Shala-Kadriut, drejtoreshë e organizatës joqeveritare “EcoZ”.

Më pas u zhvillua edhe diskutimi “Hoe is AI being integrated by small media?”, ku morën pjesë kryeredaktori i “Buletini ekonomik”, Agon Sinanaj, dhe drejtoresha ekzekutive e radios “GegFM”, Gentiana Morina. Përmes këtyre paneleve, mediumi ka shënuar 16 vjet veprimtari, duke sjellë në qendër të debatit çështje që lidhen me mjedisin, median dhe kulturë.

Festa është mbyllur me muzikë nga Arbëreshë.

Burimi: Koha