Ish – portieri i Kroacisë, Tomisllav Ivkoviq, ka kritikuar vendimet taktike pas humbjes 2:1 të Kroacisë ndaj Portugalisë në 1/16 e finales së Kampionatit Botëror. Në emisionin televiziv ‘Americana në HRT’, Ivkoviq theksoi se problemi i kombëtares kroate nuk ishte vetëm te ndërprerjet, por edhe mungesa e një lideri në mbrojtje. “Ky nuk është rastësi.
Në vitin 2018 ishin Vida dhe Lovren, ndërsa në vitin 2022 Lovren dhe Gvardiol. Pa një lider nuk mund të funksionojë mbrojtja”, u shpreh ai, duke shtuar se komunikimi mes mbrojtësve aktualë nuk ishte në nivelin e duhur.
Ai kritikoi edhe ndryshimet e bëra gjatë pjesës së dytë, veçanërisht aktivizimin e Joshko Gvardiol në krahun e majtë, që solli zhvendosjen e Ivan Perišić nga pozicioni ku po shkëlqente. “Lojtari ynë më i mirë ishte Perishiqi në krahun e majtë të mbrojtjes. A kishte nevojë të futej Gvardioli në atë pozitë? Po prishej diçka që ishte e shenjtë dhe funksiononte”, deklaroi Ivkoviq.
Në fund, ai e ilustroi mendimin e tij me një krahasim humoristik që shkaktoi të qeshura në studio: “Nëse je i kënaqur me gruan tënde, mos kërko një tjetër. Zoti do të të dënojë nëse e bën këtë”.
