Gazi lotsjellës në Kuvend, Sveçla propozon që të ftohen si dëshmitarë

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës më në kohën kur ishte deputet, ka dalur përsëri para Gjykatës së Prishtinës për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë që rëndojnë mbi të. Në seancën e mbajtur më , janë paraqitur pamjet të cilat Prokuroria i ka listuar në aktakuzën që rëndon mbi Sveçlën.

Në njërën nga pamjet e paraqitura gjatë seancës, prokurori Valdrin Krasniqi, tha se vërehet momenti kur i pandehuri Xhelal Sveçla e ndez bombolën e gazit. Në anën tjetër, Sveçla ka paraqitur kërkesën tek gjykata që në cilësi të dëshmitarëve të dëgjohen të gjithë të pranishmit që kanë qenë në sallën e Kuvendit të Kosovës më .

Prokurori i rastit, Valdrin Krasniqi, tha se kjo kërkesë është e paqartë kurse gjyqtari Sabit Sadikaj e refuzoi kërkesën. Tutje, propozim shtesë ka pasur edhe mbrojtësi i Sveçlës, avokati Laur Prenaj. Ai kërkoi nga gjykata që në cilësi të dëshmitarëve të thirren në këtë çështje penale ekspertë nga lëmia e toksikologjisë dhe një ekspert i armëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Avokati Prenaj i ka thënë gjykatës se këto propozime janë dhënë me qëllim të vërtetimit se a është përdorur armë në momentin kritik apo jo.

“Nuk ka shanca teorike e as shkencore që ky të jetë gaz lotsjellës e agjent kimik irritues dhe njerëzit fare pranë tij të mos manifestojnë simptoma prandaj edhe kam kërkuar nga Gjykata që për vërtetimin se a është përdorur armë apo jo në momenin kritik, kjo të trajtohet nga ekspertë që kanë njohuri profesionale sidomos nga lëmia e kimisë dhe toksikologjisë”- tha avokati.

Këtë propozim të Prenajt e ka kundërshtuar prokurori Valdrin Krasniqi. Tutje, gjyqtari i çështjes Sabit Sadikaj ka marrë vendim që të refuzojë propozimet e avokatit Prenaj. Ndërsa Sveçla ka thënë se është e qartë që kanë tentuar që t’i pengojnë deputetët të votojnë Demarkacionin. “Është e qartë që ne kemi tentu me i pengu deputetët me votu një tradhti, me falë tokë.

Shumë prej tyre tashmë edhe e thonë që kanë mujtë me qëndru në sallë, është dashtë një arsyetim për me dalë mos me bo çka kanë ba për shkak të presionit ose shantazhit. Më vjen keq që tentimi jonë me i pengu këtë akt ka qenë me i vogël se presioni dhe shantazhi në të cilin kanë qenë.”- tha Sveçla.

Në fund avokati i Sveçlës, Laur Prenaj, ka kërkuar nga gjykata që të ndërprehet seanca për shkak të temperatuarve të larta në sallën e gjykimit, kurse Sveçla ka deklaruar se ka angazhime profesionale. Në fund, gjyqtari i rastit Sabit Sadikaj ka marrë vendim për ndërprerjen e seancës. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për në muajin gusht 2026.

Kujtojmë se seanca e paraparë të mbahej për këtë rast me datë , nuk ishte mbajtur , kjo pasi Sveçla me anë të një e-mail i ishte drejtuar gjykatës me kërkesën për shtyrje të seancës për shkak të një angazhimi të tij jashtë shtetit.

Në seancën e datës Sveçla kishte dhënë fjalët hyrëse në lidhje me këtë rast, ku kishte deklaruar se veprimi i tij ka qenë veprim politik me qëllim “që të ndalte faljen apo shitjen e 8 mijë hektarëve” për demarkacionin me Malin e Zi. Në seancën e datës , gjykata kishte marrë vendim për të veçuar procedurën ndaj Sveçlës.

Në këtë rast të akuzuar janë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; ish-deputetja Drita Millaku; ish-deputeti Salih Zyba dhe ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli. Kjo çështje penale po trajtohet në Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës së Prishtinës me gjyqtarin e vetëm gjykues Sabit Sadikaj.

Kujtojmë se më është mbajtur shqyrtimi fillestar. Në këtë seancë gjyqtari Sabit Sadikaj kishte bërë të ditur se vepra penale “pengim i personit zyrtar” është vjetërsuar dhe gjykimi vazhdon vetëm për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. Për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” të gjithë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë .

Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës e Millakut është ngritur më nga prokurori Eset Rama. Sipas Prokurorisë, hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën. Me këto veprime ata akuzohen edhe për “pengim të personit zyrtar”, në këtë rast të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në mesin e provave që Prokuroria i mbështet akuzat e saj janë: incizime nga salla e Kuvendit, raporte policore, foto-dokumentacion, vendimi i Kryesisë së Kuvendit për ndërprerjen e seancës atë ditë dhe shkresa të tjera të lëndës. Sipas dosjes së siguruar nga KALLXO.com, të gjithë të akuzuarit ishin mbrojtur në heshtje në Polici.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t’i lexoni duke klikuar në këtë link .

Burimi: Kallxo