Rama njofton hapjen e shkollës së Forcave Speciale: Do të trajnohen e

0%

Pas hapjes së shkollës kombëtare të fluturimit, hapi tjetër është shkolla kombëtare e forcave speciale. Këtë njoftoi kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së hapjes së Shkollës Kombëtare e Fluturimit, sipas të cilit do të trajnohen e stërviten nga Izraeli.

“Jemi në diskutime me partnerët tanë për të sjellë një nga ekselencat botërore të stërvitjes të trajnimit edukimit e certifikimit të forcave speciale nga Izraeli. Shkolla kombëtare e Forcave Speciale do të jetë e hapur edhe për të tjerët dhe do mirëpresë kadetë nga vendet aleate të rajonit duke filluar nga Kosova e më gjerë”.

Hapet Shkolla e Fluturimit, Rama: Trajnim për pilotët e NATO-s dhe Kosovës “Ambicia jonë është që të dy këto pole të reja të transformimit të sistemit të mbrojtjes të kthehen në pole ekselence përtej kufirit tonë garancia jonë janë miqtë e aleatët tanë të forcave të sigurisë dhe forcave ajrore të Izraelit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shkolla do të bashkëpunojë edhe me partnerët e tjerë do të jetë e hapur dhe për lidhje të tjera por fillimi është shumë i mbarë”. /A2 CNN

Burimi: Telegrafi