Në Florida do të përballen dy skuadra që e mbyllën pa humbje fazën e grupeve: Argjentina, kampione në fuqi me pikë të plota, dhe Kepi i Gjelbër, debutues në Botëror vetëm me barazime. Vendi i dytë në klasifikimin e FIFA-s do të sfidohet nga skuadra e renditur në vendin e 67-të dhe konsiderohet si “hirushja” e këtij aktiviteti.
Kjo është përballja e parë mes tyre, ndërsa Argjentina ka fituar 7 ndeshjet e fundit të Botërorit ndaj skuadrave afrikane. Argjentina – Kepi i Gjelbër Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero, Li. Martinez, Medina, de Paul, Mac Allister, Fernandez, Almada, Messi dhe La. Martinez.
Kepi i Gjelbër: Vozinha, Moreira, Pico, Diney, Sidny, Kevin Pina, Nuno da Costa, Deroy Duarte, Laros Duarte, Jovane Cabral dhe Ryan Mendes.
