Katër orë protestë! Qytetarët mbërrijnë para Prokurorisë Tiranë, ulen

0%

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë mbërritur pranë Prokurorisë së Tiranës. Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë ndërsa thirrja “Lironi çunat” ka qenë refreni edhe i protestës së sotme. Ata bënë thirrje që të arrestohet ish zëvendës kryeministrja Belinda Balluku. 19 persona u arrestuan ditën e djeshme në protestën që u mbajt para Kuvendit.

Ata u shoqëruan në komisariat pas tensioneve mes qytetarëve dhe policisë.

Burimi: Bota Sot