Seth Rogen zbulon cila aktore ka hequr dorë nga roli kryesor në

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktori Seth Rogen ka zbuluar se aktorja, Anne Hathaway, ishte zgjedhur fillimisht për rolin kryesor në komedinë “Knocked Up” (2007), por u largua nga projekti për shkak të një skene lindjeje.

Në podcastin “The A24 Podcast”, Rogen ka thënë se Hathaway nuk dëshironte të xhironte skenën e fazës së fundit të lindjes, kur shihet koka e foshnjës, ka shkruar FemaleFirst. “Ishte Anne Hathaway ajo që u largua nga filmi”, ka thënë ai. Kur aktorja Olivia Wilde e pyeti nëse arsyeja ishte pikërisht ajo skenë, Rogen u përgjigj pozitivisht. “Po. Të paktën kështu më është thënë.

Ajo nuk donte që momenti i lindjes të paraqitej vizualisht. Edhe pse nuk do të ishte lindja e saj e vërtetë, ajo mendonte se kjo nuk përputhej me imazhin e saj”, ka thënë ai. Megjithatë, ai ka pranuar se mund të kenë ekzistuar edhe arsye të tjera. “Ndoshta thjesht e kuptoi se ai film nuk ishte për të. Do ta marr për të mirëqenë atë që tha, se arsyeja ishte ajo skenë”, ka shtuar Rogen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fund, rolin e Allison Scott e mori aktorja Katherine Heigl, e cila luajti përkrah Rogenit. Traileri i filmit “Knocked Up”: Tash, Rogen mendon se Hathaway mori vendimin e duhur. “Ajo e ka kuptuar që filmi nuk ishte për të. Dhe, nëse shohim historinë, ajo ka pasur të drejtë për shumë më tepër gjëra sesa unë. Prandaj besoj se ndoshta kishte të drejtë.

Edhe Katherine Heigl ishte fantastike në atë rol”, ka thënë ai. Megjithatë, një vit pas publikimit të filmit, Heigl e kritikoi “Knocked Up”, duke e cilësuar “disi seksist”. “Ai film i paraqet gratë si nervoze, pa humor dhe tepër serioze, ndërsa burrat si të dashur, të shkujdesur dhe argëtues. Kishte ditë kur e kisha të vështirë ta doja atë film”, pati deklaruar ajo për Vanity Fair.

Burimi: Koha