Ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, pritet të përfitojë një shumë të konsiderueshme financiare pas përfundimit të bashkëpunimit me Federatën Gjermane të Futbollit. Sipas raportimeve të Sky Sport, paketa e dëmshpërblimit për Nagelsmann, së bashku me ndihmësit e tij Benjamin Hübner dhe Benjamin Gluck, arrin në rreth 6.6 milionë euro, shkruan IndeksOnline.
Nagelsmann sot njoftoi dorëheqjen nga posti i trajnerit të Gjermanisë, ndërkohë, DFB ka nisur punën për gjetjen e pasuesit të tij. Emri që kryeson listën e dëshirave është ai i Jurgen Klopp, i cili konsiderohet kandidati ideal për të marrë drejtimin e “Panzerëve”. Pengesa kryesore mbetet kontrata aktuale e Klopp me Red Bull.
Megjithatë, sipas të njëjtave burime, drejtuesit e DFB-së janë optimistë se kjo çështje nuk do të jetë vendimtare. Besohet se, në rast se arrihet një marrëveshje parimore me trajnerin gjerman, mund të gjendet edhe një zgjidhje me Red Bull për lirimin e tij.
Në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja, ndërsa Federata Gjermane synon të mbyllë sa më shpejt procesin e emërimit të trajnerit të ri.
