Haxhiu viziton AKI-në: Fuqizimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një vizitë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI). Haxhiu ka njoftuar se gjatë kësaj vizite është pritur nga Petrit Ajeti, kreu i kësaj agjencie, me bashkëpunëtorë. “Nga afër u njoha me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni kyç për sigurinë e Republikës së Kosovës.

Shpreha vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të AKI-së në mbrojtje të sigurisë dhe interesave shtetërore”- ka shkruar ajo më . Sipas Haxhiut, fuqizimi i kapaciteteve të AKI-së dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për një Republikë të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

Burimi: Kallxo