Thirrjet ndërkombëtare/ Analisti zbulon skenarin që mund të shmangë

0%

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe pak ditë i kanë mbetur deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit. Kreu i partisë fituese, Albin Kurti, ende nuk ka filluar bisedimet me partitë politike për koalicion qeverisës apo çështjen e presidentit, pasi sipas tij, pritet fillimisht certifikimi.

Në anën tjetër, ndërkombëtarët bëjnë thirrje për stabilitet institucional. E në lidhje me këtëo thirrje të ndërkombëtarëve, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti. Ai thotë se këto thirrje të ndërkombëtare për stabilitet janë të rëndësishme mirëpo që pak kanë pasur ndikim në disa raste, pasi partitë politike nuk janë të gatshme për marrëveshje.

Faton Mehmeti “ Po, gjithmonë ndërkombëtarët kanë kërkuar stabilitet. Madje, përmes institucioneve kanë bërë thirrje në këtë drejtim, por nuk besoj se këto thirrje kanë pasur ndonjë ndikim të madh në këtë rast. Ajo që i atribuohet Kurtit, si të thuash, lidhet me parapazarët mes partive politike, në funksion të thirrjeve ndërkombëtare për stabilitet ” , u shpreh ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tutje, analisti thotë se suksesi i negociatave varet nga LDK-ja, e cila mbetet e ndarë mes koalicionit me Vetëvendosjen dhe zgjedhjeve të reja. Gjithashtu shton se LDK mund të sjellë një marrëveshje me LVV. “ Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen negociatat me partitë opozitare, në këtë rast me LDK-në.

Besoj se LDK-ja ka një rol kyç në suksesin ose dështimin e këtij procesi. Duke parë gjendjen aktuale brenda LDK-së, mund të thuhet se krahu zyrtar i partisë, i udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, është më i prirur për një koalicion me Vetëvendosjen, si për të ruajtur stabilitetin e brendshëm të partisë, ashtu edhe për të shmangur perceptimin se LDK-ja po e pengon formimin e institucioneve, duke qenë se është parti që ka pësuar humbje në zgjedhje.

Ndërkohë, një pjesë tjetër, e afërt me Përparim Ramën, nuk duket e interesuar për të hyrë në një koalicion, por më tepër për të shkuar në zgjedhje dhe për të ndërtuar një bllok opozitar ”, shpjegoi analisti. Në fund, Analisti vlerëson se arritja e një marrëveshjeje për presidentin është pak e mundshme, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për stabilitet.

Ndër të tjera cek që nuk është për t’u përjashtuar mundësia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme përsër. “ Prandaj, mbetet të shihet se si do të ecin negociatat. Megjithatë, unë nuk shoh shumë mundësi që të arrihet një marrëveshje apo konsensus për çështjen e presidentit. Nuk dua të paragjykoj, por duke parë rrethanat aktuale, besoj se gjasat për një marrëveshje janë më të vogla.

Ndërkombëtarët e kanë rolin e tyre në kërkimin e stabilitetit, por është shumë e vështirë kur dihen mekanizmat dhe raportet që ekzistojnë mes partive në pushtet dhe partive opozitare. Këto qëndrime nuk ndryshojnë lehtë dhe shpesh palët janë të prira t’ia atribuojnë përgjegjësinë partisë në pushtet ”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

Burimi: Bota Sot