Pushimet kthehen në tragjedi, 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin

0%

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e në bregdetin e Vlorës. Një 29-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos. Sipas informacioneve paraprake, viktima është përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, të konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.

Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është duke u transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas në morgun e Spitalin Rajonal të Vlorës. Ndërkohë policia e Vlorës po merr në pyetje banorët dhe pushuesit në këtë zonë dhe pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje./ Top Channel

Burimi: Kallxo