Inspektori hetues Shemsi Elezi nuk po e përfill vendimin e Komisionit Disiplinor për pezullimin e tij nga puna për gjashtë muaj pa pagesë. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se që nga data 1 korrik, ditë e mërkurë, Elezi ka vazhduar të paraqitet në vendin e punës dhe të qëndrojë në zyrat e Autoritetit të Konkurrencës, pavarësisht vendimit për pezullim.
Sipas të njëjtave burime, pas pezullimit atij i është ndaluar qasja në kompjuter dhe në emailin zyrtar të institucionit. Vendimi për pezullimin e tij ishte marrë për shkak të refuzimit të kryerjes së detyrave, të cilat janë vlerësuar si shkelje të rëndë disiplinore.
Autoriteti i Konkurrencës, duke mos pasur siguri fizike për të ndaluar hyrjen e tij në institucion, ka njoftuar Policinë e Kosovës. Zyrtarët policorë kanë dalë në zyrat e Autoritetit të Konkurrencës dhe kanë ftuar inspektorin Shemsi Elezi dhe eprorin e tij për intervistim në Stacionin Policor, ku është përpiluar edhe një shënim zyrtar.
Megjithatë, sipas burimeve të Sinjalit, edhe më inspektori hetues është paraqitur sërish në zyrat e këtij institucioni, pavarësisht masës së pezullimit të shqiptuar ndaj tij.
Ekskluzive | Pezullohet për 6 muaj pa pagesë inspektori i Autoritetit të Konkurrencës, Komisioni Disiplinor konstaton shkelje të rënda Suspendohet nga puna zyrtari i AKRK-së, Shemsi Elezi Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
