MINTI vazhdon masat e përkohshme për çmimet e derivateve të naftës

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana, plus 2 centë për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë plus 12 centë për litër.

MINTI ka njoftuar se vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, nga të cilat rezulton se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Po ashtu, analizat kanë treguar se lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor kryesisht kur ato rriten, ndërsa uljet nuk përcillen në mënyrë të plotë ose ndodhin me vonesë.

Me vendimin e ri, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana e Kosovës, plus 2 eurocentë për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë çmimi mesatar i furnizimit plus 12 eurocentë për litër”- thuhet në njoftimin e datës .

MINTI u bën thirrje të gjitha subjekteve që merren me tregtimin e produkteve të naftës të respektojnë çmimet maksimale të përcaktuara dhe të sigurojnë furnizim të rregullt të tregut. “Zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës”- thuhet në njoftimin e MINTI-t.

Ministria thekson se kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve, ruajtjen e konkurrencës së ndershme dhe garantimin e funksionimit normal e transparent të tregut të derivateve të naftës. Ndërsa, paralajmëron masa ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk respektojnë vendimin. Më , SHBA dhe Izraeli nisën sulme ajrore të koordinuara kundër Iranit.

Regjimi iranian është kundërpërgjigjur duke sulmuar baza ushtarake dhe përfaqësi diplomatike në vendet e rajonit por ka bombarduar edhe objekte të tjera të vendeve që konsiderohen si aleatë të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, Irani vazhdon të sulmojë edhe caqe në territorin izraelit. Pas sulmeve, nisi edhe rritja e çmimit të derivateve të naftës.

Në muajin mars 2026, MINTI-i kishte marrë një vendim në lidhje me çmimet e derivateve, duke përcaktuar marzhën tregtare të fitimit të lejuar prej 2 centë për litër për shitjet me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjet me pakicë.

Në Kosovë, opozita e Legjislaturës së X-të, e cila kishte dalur nga zgjedhjet e dhe përfundoi mandatin më , kishte kërkuar nga Qeveria heqjen e akcizën ose TVSH-së në derivate, duke thënë se kjo do të ulte çmimin në treg.

Mirëpo në atë kohë ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila, gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit më kishte thënë se heqja e akcizës ose TVSH-së do të ndikonte vetëm tek operatorët, por jo edhe te qytetarët.

LDK me përkrahje të PDK-së dhe AAK-së kishte paraqitur propozim-rezolutën lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik të vendit. Një gjë e tillë nuk ishte përkrahur nga LVV-ja dhe si rrjedhojë rezoluta nuk arriti të votohet më pasi nuk pati kuorum.

Burimi: Kallxo