Limani transferohet te Gjilani

0%

Shpërndaje në: Ardian Limani është futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit. Gjilani të premten e ka prezantuar Limanin si përforcimin më të ri të skuadrës. Limani i bashkohet Gjilanit si futbollist i lirë pasi me marrëveshje të dyanshme ditë më parë e përfundoi bashkëpunimin me Prishtinën. 32-vjeçari pjesë e Prishtinës ishte nga viti 2024.

Me klubin nga kryeqyteti zhvilloi 64 ndeshje, derisa kontribuoi me tetë gola dhe dy asistime. Qendërmbrojtësi karrierë ka bërë edhe te Shkëndija e Tetovës e Drita. Gjilani pos Limanit ka transferuar edhe Mevlan Zekën e Marijan Çoriq.

Burimi: Koha