Pullë postare kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, Kurti:

0%

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim një pullë postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Në ceremoninë për lansimin e kësaj pulle, mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albi Kurti, i cili tha se kjo pullë përbën një afirmim simbolik të partneritetit të fortë dhe raporteve mes dy vendeve.

Përmes në postimi në Facebook, Kurti ka thënë se emetimi i kësaj pulle është nderë për një përvjetor të rëndësishëm. “Me këtë rast i urojmë SHAB 250 e pavarësisë dhe mbi të gjitha urojmë që aleanca jonë, partneriteti midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të vijojë të jetojë”- ka thënë ai ndër të tjerash.

Filatelia e Postës së Kosovës ka njoftuar se ka ka lëshuar në qarkullim emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Emisioni përbëhet nga një pullë postare dhe Zarfi i Ditës së Parë, të cilat përkujtojnë këtë përvjetor të rëndësishëm”- thuhet në njoftim .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përmes këtij emisioni, sipas njoftimit, Posta e Kosovës i bashkohet kremtimeve të këtij jubileu, duke nderuar idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë që vazhdojnë të frymëzojnë breza të tërë.

Burimi: Kallxo