Shpërndaje në: Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka zbuluar se kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur deri më tani është mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Nuno Mendes. Sipas Yamalit, përballjet mes tyre janë gjithmonë të forta. Reprezentuesi i Spanjës e vlerëson shumë mbrojtësin e Portugalisë. “Kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur ka qenë Nuno Mendes.
Më pëlqen të luaj kundër tij. Mendoj se është një përballje ku të dy e dimë se do të jetë një duel i pastër një kundër një”, ka thënë Yamal. Spanja luan ndaj Portugalisë në ndeshjen e ardhshme.
