Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se Gjykata e Lartë në Beograd i ka caktuar një muaj paraburgim shtetasit të Kosovës, Osman Selmani (1953), i cili ishte arrestuar të mërkurën nën dyshimet për krime lufte.
Sipas njoftimit të autoriteteve serbe, Selmani akuzohet se më , në lagjen “Sofalia” në Prishtinë, në bashkëpunim me disa anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka privuar nga jeta çiftin Vladimir dhe Persa Stanisavljević. Selmani është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Mutivodës.
Viteve të fundit, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998–1999 në Kosovë. Ministria e Brendshme serbe pretendon se Osman Selmani vrau një çift serb në Sofali Arrestohet një kosovar nga Serbia nën dyshimet për krime lufte Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
