Drita zyrtarizon rikthimin e qendërmbrojtësit Hajdin Salihu

0%

Kampionia e Kosovës, Drita, ka zyrtarizuar rikthimin e qendërmbrojtësit Hajdin Salihu, duke përforcuar repartin defensiv për sezonin e ri. 24-vjeçari rikthehet në Gjilan pas aventurës jashtë vendit, ndërsa synon të japë kontributin e tij në objektivat e klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Salihu ishte pjesë e Dritës gjatë edicionit 2023/24, para se në verën e vitit 2024 të transferohej te skuadra ukrainase LNZ Cherkasy për shumën prej 250 mijë eurosh. Sezonin e kaluar ai e kaloi në formë huazimi te Polonia e Varshavës, ndërsa pas përfundimit të aventurës në klubin polak ka vendosur të rikthehet në futbollin kosovar dhe sërish te Drita.

Klubi gjilanas e ka konfirmuar rikthimin e mbrojtësit përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale. “FC DRITA ka kënaqësinë të ju njoftojë me përforcimin tonë të ri Hajdin Salihu, i cili rikthehet për të veshur sërish fanellën bardhekaltër dhe për të forcuar repartin e mbrojtjes me cilësinë, karakterin dhe përvojën e fituar në arenën ndërkombëtare. Mirë se u ktheve në shtëpi, Hajdin!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Le të shkruajmë bashkë kapituj të rinj të historisë së Dritës”, thuhej në njoftimin e Dritës. Gjatë karrierës së tij, Salihu ka qenë pjesë edhe e Lokomotivës së Zagrebit, Laçit dhe Llapit, duke grumbulluar përvojë si në futbollin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi