Ballkani ka zyrtarizuar një transferim të ri para ndeshjeve në garat evropiane. Bëhet fjalë për Almedin Klinakun, i cili u transferua nga skuadra e Dinamo Ferizajit duke vendosur të bëjë hapin e madh.
“FC Ballkani njofton transferimin e mesfushorit ofensiv, Almedin Klinaku, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës sonë.Me cilësitë e tij në fazën sulmuese dhe kreativitetin në lojë, Klinaku vjen për të forcuar repartin ofensiv të ekipit. Mirë se erdhe në familjen e madhe të FC Ballkanit, Almedin”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit.
Klinaku, me gjasë pritet të bëjë debutimin e tij në ndeshjen ndaj Connah’s Quay Nomads.
