Sprinteri italian Marcell Jacobs përshkoi 100 metrat për 9.67 sekonda, duke triumfuar në finalen e garës në “Raiffeisen Austrian Open” në Eisenstadt. Megjithatë, rezultati nuk do të njihet zyrtarisht, pasi u arrit me një erë të favorshme prej 4.1 m/s, shumë mbi kufirin e lejuar prej 2.0 m/s për homologimin e rekordeve dhe statistikave zyrtare.
Gjithsesi, koha e Jacobs do të regjistrohet nga “World Athletics” në listën e rezultateve të realizuara me erë “ilegale”, pra mbi limitin +2.0 m/s. Natyrisht, italiani nuk ishte i vetmi që përfitoi nga kushtet e favorshme. Romell Glave u rendit i dyti me 9.76 sekonda, ndërsa Wayde van Niekerk përfundoi i treti me 9.83 sekonda.
Edhe pse rezultati 9.67 do të shoqërohet gjithmonë me një yll, askush nuk mund të vërë në dyshim nivelin e paraqitjes së atletit 32- vjeçar. Pas një sezoni të vështirë, Jacobs duket se është rikthyer në formë të shkëlqyer. Mjafton të kujtohet se në gjysmëfinale ai regjistroi 9.84 sekonda, gjithashtu me erë të favorshme prej +2.3 m/s.
Deri tani, koha më e shpejtë e regjistruar me erë mbi limitin e lejuar i përkiste amerikani Tyson Gay, i cili vrapoi 9.68 sekonda me erë 4.1 m/s më në Eugene. Në historinë e atletikës, vetëm një njeri ka qenë më i shpejtë se Jacobs në çdo lloj kushti: legjenda xhamajkane Usain Bolt, rekordmeni botëror me 9.58 sekonda, të vendosur më në Kampionatin Botëror të Berlinit.
Bolt regjistroi gjithashtu 9.63 sekonda në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, më . Në kushte të rregullta gare, koha e dytë më e mirë në histori mbetet 9.69 sekonda e Tyson Gay, e realizuar më në Shangai.
Me vrapimin prej 9.67 sekondash, Marcell Jacobs e përmirësoi ndjeshëm rekordin e tij europian prej 9.80 sekondash, me të cilin fitoi medaljen e artë në Tokio 2020, por kjo kohë nuk do të ketë vlefshmëri zyrtare për shkak të erës së favorshme..
