Turkish Airlines e ndryshon “Priština” në “Prishtina” pas ankesës së

0%

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka bërë të ditur se kompania ajrore Turkish Airlines ka korrigjuar emërtimin e destinacionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në versionin gjerman, duke e ndryshuar nga “Priština” në “Prishtina”.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku tha se ky ndryshim dëshmon se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive mund të sjellin rezultate konkrete në korrigjimin e pasaktësive lidhur me emërtimin e Republikës së Kosovës dhe qyteteve të saj.

“Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, kompania ajrore Turkish Airlines ka korrigjuar emërtimin e destinacionit të Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ në versionin gjerman, duke e ndryshuar nga ‘Priština’ në ‘Prishtina’. Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen. Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës”, ka shkruar Ajeti.

Burimi: Telegrafi