Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Këngëtarja e mirënjohur, Madonna, ka nxitur reagime me albumin e saj të ri “Confessions II”, pasi fansat besojnë se një nga këngët i referohet ish-bashkëshortit të saj, aktorit Sean Penn.
Në këngën “Bizarre”, këngëtarja 67-vjeçare përmend një “yll kinemaje me sy të kaltër të thellë”, detaj që shumë e kanë lidhur me Penn, me të cilin ishte e martuar nga viti 1985 deri më 1989, ka shkruar FemaleFirst. “Dashuria është gjëja më e çuditshme. Pikërisht kur mendon se e ke lënë pas, ajo kthehet. Yll kinemaje, sy të kaltër të thellë.
Në Hollywood ishim çifti i përkryer”, këndon Madonna. Ajo përmend gjithashtu një makinë “Shelby Cobra” që “nuk ishte e destinuar të zgjaste”, një referencë që fansat e lidhin me faktin se Madonna i kishte dhuruar Sean Penn një makinë Shelby GT500 të vitit 1968 si dhuratë martese.
Në vargje të tjera, artistja këndon se burri në fjalë ndihej i kërcënuar nga fama e saj dhe nuk donte të ecte me të në tepihun e kuq. “Shtronin tepihun e kuq për ne, por ti nuk doje ta ndaje me mua. Gjithçka sepse ndiheshe i kërcënuar nga unë, edhe pse nuk e pranoje”, thuhet në tekst. Megjithatë, Madonna nuk e përmend Penn me emër dhe nuk ka konfirmuar se kënga flet për të.
Në të kaluarën, Madonna ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Penn. “Të kam dashur që në momentin kur të pashë për herë të parë. Dhe ende të dua po aq”, pati thënë Madonna në një mbrëmje bamirësie në vitin 2016.
Këngëtarja është në lidhje me futbollistin 29-vjecar nga Jamaica, Akeem Morris, kurse Penn aktualisht është raportuar se është në lidhje me modelen Valeria Nicov që nga viti 2024. Albumi i ri i këngëtares përfshin edhe këngën “Betrayal”, e cila besohet se i kushtohet njerkës së saj, Joan, e cila vdiq në vitin 2024. “Kjo është një histori tradhtie…
Ti kurrë nuk do ta zësh vendin e nënës sime”, këndon Madonna.
