Ylli Kadriu është trajner i ri i kombëtares së Kosovës U-17 (vajzat). Kadriu, aktualisht trajner i Skenderajt, me padurim pret që të fillojë punën me kombëtare. “Është një nder dhe përgjegjësi e madhe të emërohem trajner kryesor i ekipit kombëtar të vajzave të Kosovës U-17 në volejboll. Jam mirënjohës ndaj Federatës së Volejbollit të Kosovës për besimin.
Pres me padurim të punoj me përkushtim, disiplinë dhe pasion për të ndihmuar atletët tanë të rinj të zhvillohen dhe ta përfaqësojnë me krenari Kosovën në skenën ndërkombëtare. Së bashku, punojmë për të ardhmen e volejbollit të Kosovës” , ka shkruar Kadriu në profilin e tij në facebook.
