UEFA ka konfirmuar dënimin për Vardarin, duke e gjobitur klubin me 250.000 euro për parregullsi në raportimin financiar lidhur me kontratat e lojtarëve Glishiq dhe Bllazhevski, të cilat nuk përputheshin me dokumentacionin financiar përfundimtar.
Sipas vendimit të organit financiar të UEFA-s, Vardari ka raportuar një perimetër të paplotë raportimi, megjithëse kjo është korrigjuar në vitin financiar që përfundoi në vitin 2025.
Përveç gjobës, UEFA ka lëshuar edhe një paralajmërim të ashpër: nëse klubi përsërit të njëjtën shkelje brenda tri sezoneve të ardhshme, do të përjashtohet nga gara e radhës evropiane për të cilën do të sigurojë kualifikimin.
Në vendimin e UEFA-s thuhet: “Këshilli i Parë i CFCB konstatoi se Vardari nga Shkupi raportoi një perimetër të paplotë raportimi, i cili u korrigjua në vitin financiar që përfundoi në vitin 2025. Klubit i është shqiptuar një gjobë prej 250.000 eurosh.
Për më tepër, nëse e njëjta shkelje përsëritet në tri sezonet e ardhshme, klubi do të përballet me përjashtim nga gara e ardhshme e klubeve të UEFA-s për të cilën do të kualifikohej. Çdo vendim përfundimtar, i arsyetuar dhe detyrues i CFCB do të publikohet në kohën e duhur në UEFA”.
Përveç Vardarit, UEFA ka ndëshkuar edhe 14 klube të tjera evropiane, ndërsa klubi çek MFK Karvina është përjashtuar nga garat evropiane për shkak të kurdisjes së ndeshjeve.
