Muller i bën thirrje Bayernit: Ndiqni nga afër talentin Johan Manzambi

0%

Legjenda e Bayern Munichut, Thomas Muller, ka këshilluar klubin bavarez që të monitorojë nga afër talentin zviceran Johan Manzambi, i cili po shkëlqen në Kupën e Botës 2026. “Bayern Munich duhet ta ndjekë nga afër Johan Manzambin”, deklaroi Muller për Magenta TV, duke vlerësuar potencialin e madh të 19-vjeçarit.

Sipas statistikave të Opta, Manzambi është lojtari më i ri që ka qenë i përfshirë në të paktën pesë gola në një fazë finale të Kupës së Botës që nga vetë Thomas Muller me Gjermaninë në Botërorin e vitit 2010. Deri tani, ylli zviceran ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asistime, duke u shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të turneut.

Burimi: Bota Sot