Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Veliu: Kapacitete ajrore sipas

0%

Në Bazën Ajrore të Rinasit u hap sot Shkolla Kombëtare e Fluturimit, një projekt i rëndësishëm që synon modernizimin e Forcës Ajrore Shqiptare dhe përgatitjen e pilotëve dhe kontrollorëve të fluturimit sipas standardeve të NATO-s.

Në aktivitet ishte i pranishëm administratori i kompanisë KAYO, Ardi Veliu, i cili theksoi rëndësinë e projektit në funksion të rritjes së kapaciteteve të mbrojtjes së vendit dhe zhvillimit të aviacionit shqiptar.

“Është me shumë rëndësi prezantimi i një prej projekteve të KAYO-s në funksion të rritjes së kapaciteteve për mbrojtjen e vendit, që është Shkolla e Fluturimit, një investim që i shërben ndërtimit të themeleve të së ardhmes së aviacionit civil shqiptar për brezat që do të vijnë”, u shpreh Veliu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai theksoi se përgatitja e elementeve teknikë të fluturimit është thelbësore për sigurinë kombëtare, duke nënvizuar se Shqipëria duhet të ndërtojë kapacitete të veta në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa u mbështetur në trajnime jashtë vendit.

“Shkolla e fluturimit, e ngritur me ekspertizë ndërkombëtare, do të shërbejë jo vetëm për formimin e pilotëve, por edhe si një qendër ekselence për trajnimin e stafit ajror dhe teknik” , u shpreh Veliu. Veliu shtoi se programet e trajnimit janë në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë së aviacionit dhe se çdo person i trajnuar do të përbëjë një aset për sigurinë e vendit.

Ai theksoi gjithashtu se ky projekt përfaqëson një vizion të ri për KAYO-n, i cili synon jo vetëm zhvillimin e kapaciteteve prodhuese, por edhe krijimin e kapaciteteve njerëzore afatgjata në shërbim të vendit.

Burimi: Bota Sot