Mesfushori i Interit, Petar Suçiç, ka treguar për një moment të veçantë pas ndeshjes së tensionuar mes Kroacisë dhe Portugalisë në Kupën e Botës 2026, ku kroatët u eliminuan mes polemikash për golin e anuluar në minutën e 104-t.
Sucic ka zbuluar se pas përfundimit të takimit, Cristiano Ronaldo i është afruar për t’i dhënë kurajo, në një moment kur lojtari kroat ishte dukshëm i prekur nga mënyra se si përfundoi sfida. “Isha shumë i tronditur nga mënyra se si përfundoi ndeshja, por Ronaldo më tha se ky është futbolli, se gjithmonë ka momente dhe situata të vështira”, u shpreh Sucic.
Sipas tij, kapiteni i Portugalisë nuk u ndal vetëm te ngushëllimi, por i dha edhe fjalë inkurajuese për të ardhmen. “Ai më tha gjithashtu se jam lojtar i fortë, se duhet të vazhdoj kështu dhe se në të ardhmen gjërat do të shkojnë më mirë”, shtoi mesfushori i Interit.
Deklarata e Sucic ka tërhequr vëmendje të madhe, duke treguar një moment sportiviteti mes dy kundërshtarëve pas një ndeshjeje të mbushur me emocione dhe polemika.
