Brikena fiton “trofeun e zemrës”: Ke një elegancë që nuk blihet, e

0%

Që pas mbarimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother Vip Albania 5”, modelja Brikena Selmani është rrethuar thuajse cdo ditë me lule dhe dashurinë e fansave të saj. Ndërsa së fundmi ajo ka arritur të fitojë “një trofe” të veçantë. “Ti je shembulli më i bukur i një vajze të fortë, me zemër të madhe dhe shpirt luftëtar.

Ke kaluar shumë sakrifica, por asnjëherë nuk e ule kokën dhe nuk lejove që vështirësitë të të thyenin. Me dinjitet, guxim dhe besim në veten tënde, u bëre frymëzim për shumë vajza” nis trofeu që i kanë dhuruar fansat së fundmi modeles.

Më tej, trofeu vijon me fjalë zemre, ku fansat duket se e vlerësojnë maksimalisht Brikenën për femrën që ajo përfaqëson dhe karakterin e saj të fortë që pavarësisht çdo vështirësie që ka kaluar, ajo nuk është dorëzuar për ëndrrat e saj. “Ti ke një mënyrë unike për të qenë e fortë pa u bërë e ftohtë, dhe e butë pa humbur karakterin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në çdo gjë ke arritur deri tani, ndihet puna, përkushtimi, dhe një elegancë që nuk blihet, por ndërtohet. Sukseset e tua nuk janë fundi i një histori, por fillimi i një faze më të madhe që po vjen. Ka diçka te ti që gjithmonë lë përshtypjen se je gati për më shumë, për më lart, për më larg” vijon më tej dedikimi.

Në mbyllje të dedikimit të fansave nënvizohet se e ardhmja e saj do të jetë me padyshim e shndritshme. Kujtojmë se Brikena me rrugëtimin e saj në “BBVA5” arriti të fitonte zemrat e shumë personave, disa prej të cilëve sot e kësaj dite, që për pak bëhen gati dy muaj nga mbyllja e programit, i shprehin vlerësimin e tyre me surpriza të veçanta.

Postimi i Brikenës: Ti je shembulli më i bukur i një vajze të fortë, me zemër të madhe dhe shpirt luftëtar. Ke kaluar shumë sakrifica, por asnjëherë nuk e ule kokën dhe nuk lejove që vështirësitë të të thyenin. Me dinjitet, guxim dhe besim në veten tënde, u bëre frymëzim për shumë vajza.

Ti tregove se forca e vërtetë nuk është të mos rrëzohesh kurrë, por të ngrihesh çdo herë edhe më e fortë. Vazhdo të ecësh me të njëjtin karakter, sepse meriton respekt, dashuri dhe vetëm gjërat më të bukura në jetë. Ti je krenari dhe shembull për çdo vajzë. Ky trofe është për një prezencë që nuk matet vetëm me atë që shihet, por me ndikimin që lë pas çdo hap që bën.

Ti ke një mënyrë unike për të qenë e fortë pa u bërë e ftohtë, dhe e butë pa humbur karakterin. Në çdo gjë ke arritur deri tani, ndihet puna, përkushtimi, dhe një elegancë që nuk blihet, por ndërtohet. Sukseset e tua nuk janë fundi i një histori, por fillimi i një faze më të madhe që po vjen. Ka dicka te ti që gjithmonë lë përshtypjen se je gati për më shumë, për më lart, për më larg.

Dhe pikërisht për këtë, e ardhmja jote duket si një rrugë që vetëm fillon të shkëlqejë. Dhe diku mes gjithë kësaj rruge ka njerëz që e vlerësojnë mënyrën si ti je, pa kushte.

Burimi: Bota Sot