Shpërndaje në: Reperi kosovar, Mozzik, dhe partnerja e tij, prezantuesja, Lotina Haziri, do të bëhen prindër të një djali. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Lotina shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë Mozzikut.
Haziri ka zbuluar se e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë për gjashtë muaj, pavarësisht se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë aktive në ekran. Përmes mbishkrimit në anglisht, “hid my boy from the world…” (“e fsheha djalin tim nga bota…”), çifti konfirmoi edhe gjininë e bebit. Ky është fëmija i parë për Lotinën, ndërsa për Mozzikun është fëmija i dytë.
Reperi është baba edhe i Hanës, vajzës së tij nga lidhja e mëparshme me reperen Loredana Zefi. Pas publikimit të lajmit, profili i çiftit është mbushur me urime nga familjarë, miq, kolegë dhe mijëra ndjekës, të cilët u kanë uruar një shtatzëni të mbarë dhe mirëseardhje vogëlushit që pritet të vijë në jetë së shpejti.
