Aksident në Pakistan/ Përmbyset autobusi, vdesin 40 persona

0%

Një autobus pasagjerësh me shpejtësi të lartë dhe i tejmbushur u rrëzua nga një autostradë në një përrua shkëmbor në Pakistanin jugperëndimor të premten në mëngjes, duke vrarë 40 persona dhe duke plagosur tetë të tjerë. Autobusi humbi kontrollit dhe ra në përrua, duke rezultuar në një nga aksidentet më të rënda në vend vitet e fundit.

Autobusi mbante jo vetëm pasagjerët e tij, por edhe pasagjerë nga një autobus tjetër që ishte prishur. Një nga të mbijetuarit e plagosur i tha mediave lokale se disa pasagjerë kundërshtuan pasi shoferi u ndal për të marrë njerëz nga një autobus tjetër. Pas kësaj pati një konflikt, gjatë të cilit një pasagjer dyshohet se e kapi shoferin nga qafa.

Pak çaste më vonë, shoferi humbi kontrollin e autobusit, i cili ra në përrua. Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Pakistan për shkak të kushteve të këqija të rrugëve, shkeljes së ligjeve të trafikut dhe praktikave të pasigurta të drejtimit të automjetit, veçanërisht në zonat malore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot