Motra e Cristiano Ronaldo-s, Katia Aveiro, ka zbuluar në vigjilje të ndeshjes mes Portugalisë dhe Kroacisë se ylli luzitan po mendon që të tërhiqet nga kombëtarja në fund të turneut, i cili po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. “Duhet ta shijoni sepse jemi në fund. Cristiano do të largohet nga Portugalia”, tha Katia Aveiro në një intervistë për mediet portugeze.
Në këtë takim Ronaldo edhe pse u zgjodh lojtari i ndeshjes preku vetëm një herë topin në zonën e Kroacisë dhe kjo ndodhi në momentin që goditi penalltinë. Për Cristiano Ronaldo-n ky ishte goli i parë që shënonte në një fazë me eliminim direkt në një Botëror.
Në fund të këtij takimi mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldo-s u shpreh edhe vetë ai: “ E ardhmja e Cristiano-s për momentin nuk ka rëndësi. Unë do të flas, në fund të turneut do të gjej kohë për të biseduar me familjen time dhe më pas do të marr vendimin më të mirë. Nuk marr më vendime në mes të eventeve të tilla ku askush nuk është i qetë. Sot duhet të shijojmë momentin”.
