Menjëherë pas shkarkimit të Julian Nagelsmannit, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka konfirmuar se ka nisur procedurat për emërimin e trajnerit të ri të kombëtares. Përmes një njoftimi zyrtar, DFB-ja bëri të ditur se është në bisedime me Jürgen Klopp, i cili, sipas federatës, ka shprehur gatishmërinë e tij për ta marrë drejtimin e kombëtares.
“Lidhur me emërimin e një trajneri të ri, drejtuesit e DFB-së do të nisin tani bisedimet me Jurgen Klopp. Ai tashmë ka shprehur gatishmërinë e tij parimore për ta marrë këtë detyrë” , thuhet në njoftimin e FGJF-së. Sipas raportimeve, Klopp pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Kombëtaren gjermane.
Nëse marrëveshja finalizohet, ky do të jetë rikthimi i parë i teknikut gjerman në pankinë, pas largimit nga Liverpooli dy vjet më parë.
