Shpërndaje në: Tre prej personave të plagosur të enjten në Podujevë janë cilësuar si të dyshuar. Një i plagosur i katërt ishte kalimtar i rastit. Policia në raportin 24-orësh bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kishte gjetur tri armë zjarri.
Janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë.
“Ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovarë (kalimtar i rastit), të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin kanë intervenuar menjëherë zyrtarë policor dhe njësitë relevante policore, të cilat në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja”, thuhet në raport.
