Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte edhe bartëse e listës së kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit ka folur për tri parime të kësaj partie për bashkëpunim të mundshëm me partitë e tjera në aspektin e formimit të institucioneve të reja.
“Në qoftë se mund të japim kontribut në krijimin e institucioneve, përderisa i mbrojmë parimet e demokracisë, parimin e kontrollit dhe balancit demokratik të institucioneve tona – qysh edhe e kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës – mbrojtjen e orientimit euroatlantik të Republikës së Kosovës dhe dhënien e një agjende zhvillimore për Republikën e Kosovës, atëherë ne e japim atë kontribut.
Jo me Listën Serbe, por me shqiptarë.”- ka deklaruar në emisionin Debat Plus. Por, a janë zyrtare këto parime, kur Osmani aktualisht nuk është pjesë e strukturave drejtuese të LDK-së? Nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, thotë se nuk ka ndonjë problem në këtë aspekt. “Unë kam fol në emër të Kryesisë një javë ditë për këto parime. Zonja Osmani ka qenë pjesë e konsultimeve.
Nuk ka nevojë për autorizime të veçanta nëse respektohen parimet gjithëpërfshirëse të cilat LDK-ja i ka paraqitur.”- ka thënë ai. Haziri ka përkujtuar se kryetari i LDK-së i ka autorizimet e plota për ta përfaqësuar. “Ai [Lumir Abdixhiku] e ka deleguar hapin e parë te unë, edhe te të gjithë ata që flasin për këto parime, kështu që LDK-ja funksionon në këtë logjikë.”- deklaroi ai.
Qëndrimet e partive për konstituimin e institucioneve Posa Kuvendi të konstituohet, deputetët e rinj do të kenë 60 ditë afat për ta zgjedhur kreun e vendit. Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së më në emisionin Pressing në T7, ka thënë se partitë duhet të kenë një marrëveshje në pako. “Kësaj here kemi shkuar në zgjedhje për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit.
Kjo kërkon që partitë politike, duke e përfshirë rolin e partisë së parë… duhet të hyjnë në funksion të një bashkëpunimi dhe të arrihet një marrëveshje pako”- ka thënë Haziri. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të filloj komunikimet me partitë tjera. “Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve.
Certifikimi i rezultateve duhet të presë për trajtimin e ankesave dhe më pastaj pa humbur kohë do t’i kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”- u ka thënë shkurtimisht Kurti mediave më . Më , ai konfirmoi se nuk ka komunikim me partitë tjera sa i përket votimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit të ri.
“Porsa të certifikohet rezultati [zgjedhor], fillojmë komunikimet menjëherë”, ka deklaruar shkurt Kurti. “Ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e konstituimit të institucioneve. Sa më shpejt aq më mirë. Natyrisht, ju e dini, që për çështjen e presidentit, ne nuk mund ta bëjmë vetë këtë…
Në këto rrethana neve na duhet bashkëpunim dhe do të mundohemi që të bashkëpunojmë me opozitën për çështjen e presidentit. Shpresoj që kësaj radhe të ndryshoj qasja e opozitës. Nuk kanë munguar ofertat nga ana jonë as në të kaluarën. Duhet të përfundoj sjellja refuzuese e opozitës”- kishte thënë Kurti më , derisa ende nuk kishte përfunduar procesi i numërimit të votave.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në emisionin Rubikon më ka thënë se nuk kërkojnë e as ofrojnë përkrahje politike pa kushte. Gjatë intervistës ai ka thënë se partia që ai e udhëheq ka kandidatë të përgatitur për të udhëhequr me të gjitha institucionet, përfshi edhe pozitën e presidentit.
“PDK-ja ka emra të mjaftueshëm, të përgatitur për të gjitha pozitat që, në mënyrë të suksesshme dhe të përgjegjshme, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, të udhëheqin secilin institucion të Kosovës. E ka dëshmuar edhe në të kaluarën me pozitat e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, presidentit dhe ministrave se ka kapacitete të mjaftueshme”, ka thënë Hamza.
Duke folur për kushte për bashkëpunim, Hamza ka përmendur çështjen e kapaciteteve energjetike, investimeve në infrastrukturë dhe përkrahjen e sektorit të Drejtësisë. “Mosndërhyrja në sektorin e Drejtësisë, reformat në Arsim, Shëndetësi. Këto janë temat që duhet me i parapri çdo marrëveshjeje politike sa i përket PDK-së.
Fillimisht, qëllimi jonë është qysh me e bë këtë vend më të jetueshëm, më të mirë. Qysh me e ndalë emigracionin, qysh me e përshpejtu procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës”- ka thënë Hamza.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, më ka deklaruar se partia që ai e drejton është e gatshme të ndihmojë në formimin e institucioneve të reja pa kërkuar poste në qeveri, por ka paraqitur një sërë kërkesash programore që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve.
Në një konferencë për media, ai tha se ekziston rreziku që Kosova të mbetet për një periudhë të gjatë pa institucione funksionale. “Po krijohet një ndjenjë që Kosova rrezikon të mbetët për një periudhë të gjatë pa institucione. Gjithçka është peng, gjithçka është blloku”- tha ai. Sipas tij, AAK nuk synon pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme dhe nuk ka kushte që lidhen me pozita.
“Nuk kemi kurrfarë kushte vetjake. Nuk synojmë kurrfarë pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme. Kemi kërkesa jetike” – u shpreh Gjini.
Ai kërkoi që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin strategjik të gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr dhe të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, me qëllim që, sipas tij, të lehtësohet funksionimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Gjini shtoi se AAK-ja është e gatshme të sigurojë kuorumin për konstituimin e institucioneve, pa vendosur kushte për poste politike. Rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të shtunën, më rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave dhe do të përfaqësohet me 22 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, që përkthehen në 18 ulëse.
Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave, duke siguruar nëntë ulëse në Kuvend. Rezultatet e detajuara mund t’i lexoni KËTU .
Pesë ankesat e dorëzuara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, janë refuzuar nga ky institucion. Ankuesit, që në këtë rast janë: Bekim Haxhiu, Qëndrim Kryeziu, Lista Serbe dhe Partia e Re Demokratike (NDS), që nga momenti i vendimit të PZAP-së kanë 48 orë kohë të ankohen në Gjykatën Supreme.
Në rastin konkret, PZAP ka publikuar vendimet më mes dhe . Mbi bazën e kësaj i bie se afati për ankesë në Supreme vazhdon deri më në oraret e njëjta. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme , Supremja ka afat prej 5 ditësh për të trajtuar ankesat që shkojnë në drejtim të saj si ankimim i vendimeve të PZAP-it.
Në përllogaritje i bie që më së largu deri më duhet të merren vendimet nga Supremja dhe në rast se edhe nga gjykata refuzohen ankesat – si të pabazuara – hapet rruga për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Nga ajo ditë pastaj fillon afati 30 ditorë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
