Gjykata anulon raundin e dytë në zgjedhjet për anëtarë të KGjK-së nga

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në favor të gjyqtares Mejreme Memaj në një konflikt administrativ kundër Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), duke e cilësuar të kundërligjshëm raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të KGJK-së nga radhët e Gjykatës Supreme dhe duke urdhëruar certifikimin e rezultatit të raundit të parë.

Rasti lidhet me procesin zgjedhor të mbajtur më , kur 34 nga 35 gjyqtarë të Gjykatës Supreme morën pjesë në votim për dy pozita në Këshill. Në raundin e parë, nga 34 fletëvotime, 33 ishin të vlefshme dhe një i pavlefshëm. Mejreme Memaj dhe Rrustem Thaqi kishin marrë nga 17 vota secili, ndërsa Bashkim Hyseni dhe Franciska Zhitia-Ymeri nga 16 vota.

Komisioni zgjedhor kishte konstatuar se asnjë kandidat nuk kishte arritur shumicën e nevojshme dhe kishte vazhduar me raundin e dytë të votimit. Në atë raund, Rrustem Thaqi dhe Franciska Zhitia-Ymeri kishin marrë nga 19 vota secili, ndërsa Mejreme Memaj dhe Bashkim Hyseni nga 15 vota, pas së cilës KGJK i kishte certifikuar Thaqin dhe Zhitia-Ymerin si anëtarë të rinj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mejreme Memaj, e përfaqësuar nga avokati Besnik Berisha, kishte paraqitur padi më , duke kërkuar anulimin e vendimit të KGJK-së të 29 janarit 2026 me të cilin ishte certifikuar rezultati përfundimtar i raundit të dytë. Ajo kishte kërkuar gjithashtu që të njihej si i vlefshëm vetëm rezultati i raundit të parë, sipas të cilit ajo dhe Rrustem Thaqi duhej të shpalleshin fitues.

Memaj kishte argumentuar se në raundin e parë kishte fituar 51.52% të votave të vlefshme dhe se shumica duhej të llogaritej vetëm mbi votat e vlefshme, jo mbi votat e pavlefshme apo numrin total të pjesëmarrësve.

Sipas padisë, Komisioni zgjedhor kishte vepruar në mënyrë arbitrare kur kishte vendosur kalimin në raundin e dytë, duke shkelur Rregulloren për procedurën dhe kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të KGjK-së dhe praktikat kushtetuese të përmendura në rastet KI34/17 dhe KI55/17.

Memaj kishte theksuar se ajo dhe Rrustem Thaqi kishin arritur shumicën e nevojshme në raundin e parë dhe se vendimi për të vazhduar me raund të dytë i kishte mohuar një të drejtë të fituar në proces zgjedhor.

Ajo kishte kërkuar gjithashtu pezullimin e zbatimit të vendimit të KGjK-së, duke argumentuar se ekzekutimi i tij do të shkaktonte dëm të pariparueshëm në integritetin profesional dhe të drejtat e saj kushtetuese.

KGjK kishte kundërshtuar padinë, duke pretenduar se shumica e nevojshme për zgjedhje ishte 18 vota dhe se kjo shumicë llogaritej mbi numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve në votim, përfshirë edhe votën e pavlefshme. Sipas KGjK-së, asnjë kandidat nuk e kishte arritur këtë shumicë në raundin e parë, prandaj kalimi në raundin e dytë ishte i domosdoshëm dhe në përputhje me rregulloren.

Edhe personi i tretë, Franciska Zhitia-Ymeri, kishte mbështetur qëndrimin e KGjK-së, duke theksuar se vota e pavlefshme nuk mund të përjashtohej nga baza e llogaritjes së shumicës dhe se procesi ishte zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe kushtetuese. Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstatuar se kërkesëpadia e Mejreme Memajt është e bazuar.

Në aktgjykim thuhet se interpretimi i KGjK-së për mënyrën e llogaritjes së shumicës ka qenë i gabuar dhe se nuk ka pasur bazë të mjaftueshme ligjore për zhvillimin e raundit të dytë të votimit. Gjykata ka vlerësuar se në raundin e parë është krijuar rezultat i vlefshëm, ku Mejreme Memaj dhe Rrustem Thaqi kanë marrë nga 17 vota dhe kanë plotësuar kushtet për t’u konsideruar të zgjedhur.

Po ashtu, gjykata ka anuluar vendimet e KGjK-së nr. 38/2026 dhe nr. 39/2026 të datës , përfshirë edhe certifikimin e rezultatit të raundit të dytë.

Sipas aktgjykimit, KGjK obligohet që brenda 15 ditësh të nxjerrë vendim të ri administrativ dhe të certifikojë rezultatin e raundit të parë, sipas të cilit Mejreme Memaj dhe Rrustem Thaqi shpallen anëtarë të KGJK-së nga radhët e Gjykatës Supreme. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu KGJK-në që t’i kompensojë Mejreme Memajt shpenzimet e procedurës në vlerë prej 2,750.34 euro.

Vendimi nuk është i formës së prerë dhe ndaj tij lejohet ankesë në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor prej 15 ditësh. Gjyqtarja Mejreme Memaj kishte paditur Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK), duke kërkuar anulimin e vendimit me të cilin ishte certifikuar rezultati zgjedhor për dy anëtarë të Këshillit nga shkalla e tretë.

Memaj kishte paraqitur edhe kërkesë për masë të sigurisë – pezullimin e zbatimit të vendimit të 29 janarit 2026. Nga certifikimi i rezultatit zgjedhor, KGjK-ja kishte konstatuar se anëtarë të rinj të Këshillit nga radhët e Supremes janë Rrustem Thaqi dhe Franciska Zhitija-Ymeri. Dy të fundit ishin zgjedhur në raundin e dytë.

Andaj, paditësja Memaj kërkon të certifikohet rezultati që doli nga raundi i parë dhe që ajo dhe Thaqi të zgjidhen anëtarë pasi kanë marrë shumicën e kërkuar të votave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aty thuhet se më u zhvillua procesi zgjedhor, në të cilin nga 35 gjyqtarë me të drejtë vote, të pranishëm ishin 34 gjyqtarë nga Supremja, dhe se nga 34 fletëvotime vetëm një u shpall i pavlefshëm. Dhe pas numërimit, Memaj kishte marrë 17 vota sa edhe Rrustem Thaqi, kurse nga 16 Bashkim Hyseni dhe Franciska Zhitia-Ymeri.

Ndryshe, në mbledhjen e mbajtur më , Këshilli kishte hudhur si i palejuar kundërshtimin e paraqitur nga kandidatja për anëtare të KGJK-së nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, Mejreme Memaj, duke u certifikuar kështu rezultati zgjedhor i mbajur në këtë gjykatë dhe atë të Apelit.

Sipas kryesuesit Albert Zogajt, gjyqtarët Rrustem Thaqi dhe Franciska Zhitia-Ymeri fillojnë mandatin si anëtarë të KGjK-së më nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, ndërkaq gjyqtarja Afërdita Bytyqi po ashtu fillon mandatin më , për anëtare nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, Ndryshe, procesi votimit për anëtarë ishte mbajtur më , ku pas përfundimit të raundit të dytë të votimit për dy anëtarët e rinj nga radhët e Supremes, gjyqtari Rrustem Thaqi dhe gjyqtarja Franciska Zhitia-Ymeri u zgjodhën anëtarë të rinj, duke nisur një mandat 5-vjeçar.

Burimi: Bota Sot