Interpol identifikon të dyshuarën për sulmin me bombë në Monako /

0%

Autoritetet ndërkombëtare të sigurisë kanë identifikuar një grua të dyshuar në lidhje me një sulm me bombë të ndodhur në Monako, i cili dyshohet se kishte në shënjestër një biznesmen ukrainas me lidhje të mëparshme me Rusinë. Sipas raportimeve, e dyshuara është Anastasiia Berezovska, 39 vjeçe, me origjinë nga Ukraina.

Prokuroria e Monakos ka bërë të ditur se ajo dyshohet se është maskuar si burrë gjatë kryerjes së veprës penale. Shpërthimi, i realizuar përmes një pakete-bombë, besohet të ketë qenë një atentat i planifikuar ndaj oligarkut të lindur në Ukrainë, Vadym Iermolaiev, i cili sipas mediave lokale është përfshirë më herët në çështje që lidhen me sanksione ndërkombëtare për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.

Përmes një telekomande, çka tregon një nivel të lartë organizimi. Për këtë arsye, autoritetet në Monako po hetojnë mundësinë e përfshirjes së bashkëpunëtorëve të tjerë dhe po punojnë për të zbuluar porositësin e mundshëm të sulmit. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Interpolin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot