Ekskluzive | Theret me thikë pranë xhamisë në Shtime, 37-vjeçari

0%

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Shtime, ndërsa autori ose autorët e sulmit ende nuk janë identifikuar, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës , pranë xhamisë në fshatin Davidovc, ku Policia është njoftuar se një person i plagosur po kërkonte ndihmë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës së Shtimes, të cilët kanë gjetur të plagosur S. I., 38-vjeçar. Ai kishte marrë një plagë me mjet të mprehtë në pjesën e barkut. Fillimisht, viktima është dërguar në QKMF-në e Shtimes, ndërsa më pas është transferuar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim të mëtejmë.

Sipas mjekëve, plagët e marra nuk dyshohet të jenë të rrezikshme për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet edhe hetuesit policorë, ndërsa me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com