“Drogonin dhe abuzonin seksualisht me gra”: Zbulohet një rrjet

0%

Tetë persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të burrave të dyshuar se drogtonin dhe abuzonin seksualisht me gra që i njihnin, njoftoi të enjten Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA).

Sipas NCA-së, hetimi zbuloi ekzistencën e një rrjeti global, të përbërë kryesisht nga burra, të dyshuar për kryerjen e sulmeve seksuale të lehtësuara me përdorimin e substancave narkotike. Hetimet nisën në vitin 2025, pas një informacioni të siguruar nga gazetarë gjermanë lidhur me një platformë online që shërbente për organizimin dhe lehtësimin e këtyre veprave penale.

Zëvendësdrejtori i NCA-së, Nigel Leary, tha se autoritetet kanë zbuluar “një rrjet vërtet ndërkombëtar”, me anëtarë të identifikuar në dhjetëra shtete në të gjitha kontinentet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si rezultat i hetimeve mbi platformën online, emri i së cilës nuk është bërë publik, deri më tani janë arrestuar tetë persona në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa janë duke u zhvilluar gjithsej 14 hetime të ndara brenda dhe jashtë vendit. NCA bëri të ditur se ka identifikuar më shumë se 270 persona të lidhur me forumin online dhe degët e tij.

Ndërkohë, në një operacion të veçantë kundër këtyre krimeve, Agjencia Evropiane e Zbatimit të Ligjit (Europol) njoftoi se vendet pjesëmarrëse kanë identifikuar 156 viktima dhe autorë të dyshuar të sulmeve seksuale të kryera me përdorimin e drogës.

“Abuzimet seksuale të lehtësuara me drogë nuk janë më raste të izoluara, por po organizohen gjithnjë e më shumë në mënyrë të strukturuar, të ndihmuara nga platformat digjitale”, deklaroi Leary, raporton Euronews, transmeton Sinjali. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com